PSG-ja ka mposhtur në transfertë me rezultatin e thellë 5-2 Brest, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20-të në kampionatin francez, Ligue 1.
Sfida u zhbllokua nga Dembele në të 29-ën ndërsa në të 50-ën Del Kastijo barazoi shifrat. Dembele realizoi dygolësh në të 57-ën dhe në të 63-ën shënoi tripletë.
Vendasit realizuan një tjetër gol me Ajorke. Dy golat e fundit për parizienët u shënuan nga Gonçalo Ramos, në të 89′ dhe 97′. Me këtë fitore skuadra e Luis Enrikes shkon në 50 pikë, 13 më shumë se Marseja e vendit të dytë.
Rikujtojmë që këto dy skuadra do të përballen më 11 shkurt në fazën play off të Championsit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











