Raketat ukrainase me rreze të gjatë veprimi “Neptune”, goditën portin rus të Novorossiysk, duke e bombarduar përgjatë natës.
Njoftimi u bë sot (14 nëntor) nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Raketat “Neptune” kanë një rreze veprimi prej 1000 km.
Porti rus i Novorossiysk në Detin e Zi i pezulloi përkohësisht eksportet e naftës, ekuivalente me 2.2 milionë fuçi në ditë, ose 2% të furnizimit global, thanë burime të industrisë, pas një sulmi me dron ukrainas, thanë autoritetet lokale.
Acc to Zelenskyy last night Ukrainian “Long Neptune” missiles attacked several targets in Russia. One of the targets that may have been hit was the Transneft “Sheskharis” oil terminal in the port of Novorossiysk. Flames from a rocket motor can clearly be seen in the video. pic.twitter.com/MDFCCaZpP9
— raging545 (@raging545) November 14, 2025
Një nga objektivat ishte edhe terminali i hidrokarbureve Transneft “Sheskharis” në port. Flakët u përhapën gjithandej dhe dëmet cilësohen të konsiderueshme. Pamjet e sulmit u bënë virale shumë shpejt në media dhe rrjetet sociale.
© Panorama.al🔚 Ukraine’s strike stopped oil exports from Novorossiysk, which accounts for about 2% of global supplies, – Reuters 📈 After a massive attack by UAVs and Neptune missiles, the Russian port of Novorossiysk temporarily halted oil shipments – about 2.2 million barrels/day. This is… pic.twitter.com/GoY4d3KioT — Exilenova+ (@Exilenova_plus) November 14, 2025












