Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mexico City, ku presidentja meksikane Claudia Sheinbaum është përballur me ngacmim seksual gjatë një takimi me mbështetësit e saj.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duket një burrë që i afrohet presidents nga pas, duke tentuar ta puthë atë pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo po fliste me banorët në një rrugë historike të kryeqytetit.
Burri, i cili duket se ishte në gjendje të dehur, duket teksa i kap gjoksin presidentes.
Sheinbaum ruajti qetësinë dhe, me një buzëqeshje të ngrirë, i tha burrit: “Le ta bëjmë foto, mos u shqetësoni.”
Pas kësaj ndërhyri truproja e presidentes, i cili largoi qytetarin.
© Panorama.al












