VIDEO/ Qeni hero në SHBA ndihmon policinë të gjejë një 3-vjeçar të zhdukur

Feb 11, 2026 | 22:49

Një video që po qarkullon gjerësisht në internet tregon momentin kur një qen në Louisville të SHBA-së ndihmon policinë të gjejë një djalë 3-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga prindërit e tij.

qeni shba

Pamjet, të filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e një efektivi, tregojnë policët që mbërrijnë në banesën e familjes pas njoftimit për zhdukjen e fëmijës. Sapo zbresin nga automjeti i policisë, një qen i afrohet duke lehur vazhdimisht dhe duke u përpjekur t’i drejtojë në një drejtim të caktuar.


Qeni ecën përpara dhe i çon efektivët drejt një gardhi, e më pas drejt një automjeti të parkuar aty pranë. Pasi hapin derën e makinës, policët gjejnë brenda saj 3-vjeçarin, i cili, sipas raportimeve, ishte fshehur nga familjarët.

Sipas CBS, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. Qeni është cilësuar si “hero”, pasi ndihmoi në mënyrë vendimtare në gjetjen e të miturit.

© Panorama.al

Te lidhura