VIDEO/ Protesta pikante e studentes, me maskën e Ballukut në fytyrë e zinxhirë në duar: Balluku, Rama dhe Berisha në burg, boll e shtypën këtë popull!

Jun 13, 2026 | 19:37

Një zgjedhje surprizuese në protestën e sotme, në ditën e 14-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ishte edhe ajo e një studenteje, e cila me një maskë të Belinda Ballukut foli para qytetarëve të shumtë duke kërkuar drejtësi.

“Kam ardhur sot si Belinda Balluku në burg, e këtu afër meje kam Edi Ramën dhe Berishën në burg (tregon nga dy vajza të tjera që mbanin maskat e kryeministrit dhe kreut të PD). Këto zinxhirë i ka mbajtur populli jon për vite me radhë në duar. Ky popull i shtypur dhe i keqtrajtuar. Vota është vjedhur. Shqiptarët janë larguar për bukën e gojës. Jam këtu si studente, as si bijë deputeti e as si vajzë ministri. Jam këtu si pjesë e popullit”, tha ajo mes të tjerash.

protestuesjaaaa

Kurse një tjetër studente që mbante maskën e Ramës, kërkoi drejtësi:

protestuesja si belinda

“Kam për t’i thënë dy fjalë Edi Ramës, kjo është Shqipëria, këta janë shqiptarët, dorëzohuni. Do ikësh ti dhe të tjerët”.

protestuesjaDisa protestues janë shfaqur në mes të bulevardit të veshur me uniforma portokalli burgu dhe me pranga në duar, duke mbajtur në kokë maska me fytyrat e Kryeministrit Edi Rama, liderit të opozitës Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në performancën e tyre simbolike, personi që mbante maskën e ish-kryeministrit mbante gjithashtu një pankartë ku shkruhej:

“I pandehuri SALI BERISHA – TRADHETAR I KOMBIT”. Ndërkohë, protestuesi me maskën e Edi Ramës qëndronte me duart e prangosura lart, teksa pranë tyre ekspozoheshin edhe simbole të tjera.

protestuesja

© Panorama.al

Te lidhura