Një mesazh prekës në protestën përpara kryeministrisë përcolli edhe Florina Cani, nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ajo tha para protestuesve se e dërgoi në shkollë djalin por nuk iu kthye më pa pakujdesia dhe nga degradimi i sistemit arsimor.
Ajo po ashtu bëri thirrje për drejtësi dhe siguri, ndërsa kërkoi që duhet të rrëzohet qeveria e Ramës.
“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë!
Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini! Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!” u shpreh ajo.
© Panorama.al











