VIDEO/ Protesta për dorëheqjen e qeverisë, mijëra protestues marshim në rrugë të ndryshme të Tiranës: Ju erdhi fundi!

Jun 9, 2026 | 22:22

Mijëra qytetarë që po marrin pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë janë ndarë në disa grupe, duke vijuar marshimin në drejtime të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas lëvizjeve të protestuesve, një pjesë e turmës është drejtuar në rrugën e Elbasanit, ndërsa grupe të tjera kanë vijuar drejt zonës së ish-stacionit të trenit dhe drejt Zogut të Zi.

Një tjetër grup është zhvendosur përgjatë rrugës së Kavajës, drejt Pazarit të Ri dhe Bulevardit pranë kryeministrisë.

Gjatë marshimit, qytetarët janë shoqëruar me thirrje dhe pankarta, ndërsa nuk kanë munguar edhe përshëndetjet nga drejtues të automjeteve që kanë qenë në lëvizje në këto akse kryesore të Tiranës, duke u solidarizuar me ta dhe duke i shoqëruar me boritë e mjeteve.

“Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!”, ishte një ndër thirrjet që dëgjohet kudo gjatë marshimit.

© Panorama.al

Te lidhura