VIDEO/ “Populli është ai që të ngre dhe ai që të ul!”- Modeli Alessio Alia mbështet protestën: T’u tregojmë pushtetarëve se duhet të largohen!

Jun 5, 2026 | 22:16

Modeli i njohur shqiptar, Alessio Alia, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e zhvilluar kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe thirrjeve të mijëra qytetarëve për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për “Panorama Online”, Alia tha se si shqiptar ndjen detyrimin të ngrejë zërin për padrejtësitë që, sipas tij, po përjeton populli shqiptar.

Sipas tij, mllefi ndaj qeverisë dhe klasës politike nuk lidhet vetëm me çështjen e Zvërnecit, por me një sërë problematikash të akumuluara ndër vite, ndërsa tha se politikanët duhet t’i japin kohë rinisë dhe të largohen nga pushteti që kanë.

“Jo vetëm Zvërneci, por janë mbledhur gjithë ato gjëra që janë shumë mllefe. Dhe të gjithë bashkë duhet t’u tregojmë këtyre pushtetarëve që kanë atë karrike aty, se ka ardhur momenti të largohen të gjithë, sepse të gjithë janë njësoj, të gjitha janë bashkë.Rama, Berisha, të gjithë janë të njëjtë, të gjithë duhet të largohen dhe t’i japin kohë rinisë”, tha ai.

Në mesazhin e tij, modeli shqiptar theksoi se sovrani i vetëm është populli dhe se e ardhmja e vendit duhet të vendoset nga qytetarët, jo nga qeveritarët.

“Të mos harrojnë një gjë, populli është ai që të ngre dhe populli është ai që të ulë. Mbi popullin nuk ka asnjë qeveritar. Kështu që, populli ka fjalën dhe populli do vendosë për të ardhmen e Shqipërisë, askush tjetër”, tha ai.

Alessio Alia: Unë nuk jam një person që kam dalë në protesta partiake apo çfarëdo lloj proteste, por e ndjej si shqiptar që jam, që jetoj prej shumë vitesh jashtë. Unë nuk kam nevojë për asgjë, por e shoh që populli ynë ka nevojë, populli shqiptar po i bëhen shumë padrejtësi.

Jo vetëm Zvërneci, por janë mbledhur gjithë ato gjëra që janë shumë mllefe. Dhe të gjithë bashkë duhet t’u tregojmë këtyre pushtetarëve që kanë atë karrike aty, se ka ardhur momenti të largohen të gjithë, sepse të gjithë janë njësoj, të gjitha janë bashkë. Rama, Berisha, të gjithë janë të njëjtë, të gjithë duhet të largohen dhe t’i japin kohë rinisë.

Të mos harrojnë një gjë, populli është ai që të ngre dhe populli është ai që të ulë. Mbi popullin nuk ka asnjë qeveritar. Kështu që, populli ka fjalën dhe populli do vendosë për të ardhmen e Shqipërisë, askush tjetër. Të gjithë bashkë do ja dalim, dhe besomë, nuk ka shtet që e ul popullin poshtë.

Unë do jem gjithmonë krah tyre. Nuk kam nevojë për asgjë, veçse të shoh drejtësi për popullin tim. Të gjithë të mos harrojmë, mbi të gjitha është kombi ynë, pastaj vijnë të tjerët.

© Panorama.al

Te lidhura