Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për protestën që mbahet për të gjashtën ditë me radhë në Tiranë, kundër projektit turistik të parashikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Teksa ka ndarë pamje nga protesta masive, Këlliçi e ka cilësuar lëvizjen si pjesë të “revolucionit” qytetar kundër qeverisë.
“Shqipet nuk fluturojnë veç qiejve, por ecin të lirë edhe në bulevard. Dita e 6 e revolucionit e mbushi bulevardin plot e përplotë”, shkruan Këlliçi.
Më tej, deputeti demokrat u shpreh se kryeministri Rama mund t’i etiketojë protestuesit si “grek, serbë, rusë, iranianë, apo nazistë”, por sipas tij realiteti është tjetër, “shqiptarët e këtij vendi janë të vendosur ta rrëzojnë”.
“Rama le të vazhdojë ti quajë protestuesit grek, serbë, rusë, iranianë, apo nazistë, por e vërteta është një dhe vetëm një! Shqiptarët e këtij vendi janë të vendosur ta rrëzojnë këtë regjim një herë e mirë”, deklaron Këlliçi.
Postimi i Belind Kelliçit: Shqipet nuk fluturojnë veç qiejve, por ecin të lirë edhe në bulevard. Dita e 6 e revolucionit e mbushi bulevardin plot e përplotë.
Rama le të vazhdojë ti quajë protestuesit grek, serbë, rusë, iranianë, apo nazistë, por e vërteta është një dhe vetëm një!
Shqiptarët e këtij vendi janë të vendosur ta rrëzojnë këtë regjim një herë e mirë 🙏🏻
© Panorama.al














