Vijoi sot protesta përpara Kryeministrisë kundër investimit në Zvërnec.
Një qytetare mori fjalën në podium, teksa solli në vëmendje rastin në Vlorë ku një aktiviste u nxor me forcë nga mitingu i Ramës me socialistët, pasi kishte disa pankarta me vete.
Ajo u shpreh se Edi Rama është një dhunues.
Protestuesja: Unë jam nga Vlora. Doja të adresoja një çështje që ka ndodhur sot, praktikisht sot PS festonte 35-vjetorin. Kushërira ime shkon për të protestuar kundër kësaj që po ndodhet. Në vend që ta mbështesin, gardianët e Ramës e kanë shtytur në fytyrë. Edi Rama je një dhunues. Ne nuk e mbështesim. Nesër do jemi në Vlorë, edhe këtu.
© Panorama.al












