Pas përfundimit të protestës përpara kryeministrisë, qytetarët marshuan rrugëve të kryeqytetit duke kërkuar anulimin e investimit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Sakaq, ata u bashkuan kor në thirrje “Arresto Belindën”. Teksa po kalonin në rrugën pranë bashkisë së Tiranës, në një pallat ishte vendosur një ekran i madh ku duke kryeministri Rama që po jepte një intervistë për një media të huaj. Protestuesi hodhën shishe në drejtim të ekranit.
Marshimi vijoi më pas në rrugë të Tiranës rreth qendrës.











