Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një këmbësor pas përplasjes nga makina

Jun 5, 2026 | 22:06

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor pranë Novoselës.

ambulanca naten

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë nga automjeti ka humbur jetën një person.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

© Panorama.al

Te lidhura