VIDEO- “Po deshe një firmë, të rregullon byrazeri edhe me vulë”- Saimir Korreshi debat me Zegjine Çaushin! Deputetja e PS: Ju shikoni ëndrra natën! Ja si i përgjigjet demokrati

Dec 9, 2025 | 12:26

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate në lidhje me firmat për kandidatë për Avokat të Popullit. Në debat janë përfshirë edhe deputeti i PD, Samir Korreshi më kolegen socialiste, Zegjine Çaushi.

“Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak, edhe vulë”, iu drejtua Korreshi, Çaushit.

Socialistja iu përgjigj duke i thënë: “Unë nuk kam nevojë as për firmë as për vulën tuaj, se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12 të natës, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë”.

Pjesë nga debati

Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.

Zegjine Çaushi: Edhe me vulë.

Saimir Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak, edhe vulë.

Zegjine Çaushi: Mua merak?

Saimir Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.

Zegjine Çaushi: Unë nuk kam nevojë as për firmë as për vulën tuaj, se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12 të natës, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.

Saimir Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma

© Panorama.al

Te lidhura