VIDEO/ “Uragani” i qytetarëve vërshon në rrugët e Tiranës, rikthehen në sheshin “Skënderbej”, festë me flakadanë: Parlamenti i krimit! Çohuni nga kafja! Këtu vendosim ne, Edi Rama ka mbaru

Jun 13, 2026 | 23:10

Marshimi historik rrugëve të Tiranës po vijon me një varg kilometrik qytetarësh që hedhin thirrje, parulla kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama edhe në ditën e 14-të të revoltës.

Pas fjalimeve para kryeministrisë ka nisur marshimi tradicional nga bulevardi tek Bashkia, Kuvendi dhe më tej “Rruga e Elbasanit” dhe më tej “Ali Demi”, “Policia e Shtetit”, zona e “Brrylit”, “Rruga Bardhyl”.

flakadane proteste

medreseja revolta

protesta sot qsut

Më tej duke ndjekur itinerarin e “Unazës”, deri te QSUT “Nënë Tereza”. “Deti” i protestuesve ndoqi itinerarin drejt “Medresesë” duke pushtuar edhe një tjerë rrugë me tubimin paqësor.

rruga dibres proteste

Nuk janë mjaftuar aty por shkuan më tej drejt “Rrugës së Dibrës” për të dalë drejt qendrës së Tiranës me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëri etnike”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

rruga e dibres1

Koka e marshimit sapo ka mbërritur në zonën e njohur si “Selvia”, duke u përhapur masivisht në Rrugën e Dibrës.

rruga dibres4

Nga aty kanë dalë te “9-Katëshet” për t’u rikthyer aty ku e nisën, në sheshin “Skënderbej”, duke festuar me flakadanë.

flakadane proteste

sheshiskenderbej

sheshi skenderbej1

sheshi skenderbej

9kateshet2

qender protesta

Qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës kanë “pushtuar” plotësisht këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe duke e kthyer zonën në një tjetër pikë të revoltës.

9 kateshet

bojkotoni keta plehra banderola

ali demi protesta

protesta rruga elbasanit

Thirrjet kryesore kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “pa rini nuk ka Shqipëri”, “Pelikanin Kaçurrel, do ta sjellim në Kuvend”, “Bojkotoni këta plehra”, “Çohuni nga kafja”, dhe “Këtu vendosim ne”.

kuvendi marshimi

brryli protestaSapo koka e marshimit ka ndaluar përpara institucionit ligjvënës, Kuvendi, u dëgjuan edhe brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret:

rruga bardhyl3

rruga bardhyl1

“Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”.

ali demi sot protesta

policia protesta

Uragani i madh i qytetarëve ndoqi rrugën e “Unazës” nën flamuj, veshje kombëtare, parulla, pankarta dhe këngë patriotike.

qsut protesta

protesta sot qsut

Nuk munguan as thirrjet e ndryshme si “Poshtë patronazhistët”, por edhe ato patriotike “Shqipëri etnike”.

qsut2

ambulanca

Për të 14-tën ditë më radhë mijëra qytetarë u mblodhën sërish në revoltën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës.

marshimi bulevard kryesor

rruget plote

Ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas drejt kryeministrisë, aty ku për tre orë me radhë përsëritën thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës.

rruga bardhyl protesta

pamje dron protesta

Qytetarët artikuluan një sërë problematikash sociale dhe ekonomike me të cilat përballen. Të pranishëm krah tyre, ishin edhe shumë emigrantë që jetojnë në vende të tjera.

brryli turma

deshmoret e kombit

Pas tre orë fjalimesh para kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, ashtu sikurse edhe e kanë bërë tashmë traditë.

Edhe në këtë ditë të revoltës së tyre nuk munguan mesazhet e forta përmes pankartave. “Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë!”, “Kur populli flet, revolucioni troket”, “Pa ndryshim të politikës nuk ka të ardhme”, “Kur të hyjë në BE, a do të na ketë mbetur Shqipëria?”, ishin disa nga mesazhet e tyre.

qytetaret shesh sot

Disa protestues zgjodhën të protestonin në një mënyrë të veçantë. Ata u shfaqën me zinxhirë në duar dhe me maska me fytyrën e Edi Ramës, të Belinda Ballukut dhe Sali Berishës, ndërsa mbanin pankarta me mbishkrimet:

“I pandehuri Edi Rama, tradhtar i kombit”, “I pandehuri, Belinda Balluku, tradhtare e kombit”, “I pandehuri Sali Berisha, tradhtar i kombit”.

WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.14.24 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.14.24 (1) WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.15.29 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.15.30 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.15.37 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.15.37 (1) WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.15.38 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.16.07 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.16.09 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.16.11 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.16.14 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.14.21 WhatsApp Image 2026-06-13 at 21.14.22

 

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura