Korça mbrëmjen e sotme duket magjike. Kjo për shkak se kanë nisur reshjet e dëborës, të cilat kanë mbuluar edhe qendrën e qytetit.
Reshjet kanë qenë intensive përgjatë gjithë pasdites, ndërsa qytetarët të shumtë shihen nëpër sheshe duke shijuar dëborën nën atmosferën e festave të fundvitit.
Reshje dëbore pa patur edhe në veri të vendit.
Deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin rrugor. Gjithashtu, policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al