VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, gjithçka lëkundet si lavjerrës! Ja sa ishte forca e goditjes, shikoni pamjet

Feb 12, 2026 | 17:06

Një tërmet i fortë ka goditur Kilin sot (12 shkurt), duke shkaktuar frikë dhe momente paniku tek qytetarët.

kili termet

Forca e lëkundjeve u regjistrua me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhi afër mesditës me orën lokale.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte 95 km në jug të Coquimbos dhe 32 km në jugperëndim të Ovalle, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 37 km.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.

© Panorama.al

Te lidhura