VIDEO/ Berisha mbyll pas një ore foltoren e 4-t të opozitës, paralajmëron një tjetër mobilizim të fuqishëm!

Dec 8, 2025 | 19:28

Opozita mbajti sot (8 dhjetor) protestën e radhës para Kryeministrisë, e quajtur ndryshe edhe “Foltorja”.

Të pranishëm ishin kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qytetarë dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Bashkë me të edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së.

ervin salianji

I shoqëruar nga mbështetësit e tij, kreu i selisë blu u prit me duartrokitje dhe thirrje në sheshin te bulevardi, para godinës së ekzekutivit, ku mbahen fjalime për skandalet e qeverisë dhe kryesisht ato të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK dhe me masë sigurie pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit nga GJKKO, për tenderin e tunelit të Llogarasë.

berisha ne proteste

Protesta zgjati një orë dhe kjo ishte foltorja e katërt e opozitës në shesh, ku morën pjesë qindar qytetarë.

Kreu i demokratëve në fjalën e tij bëri thirrje mes të tjerash për mobilizim të protestave të fuqishme nga opozita dhe demokratët, deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Para se në foltore të ngjitej për të folur kryetari Berisha, fjalën e morën përfaqësues nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe deputetë opozitarë.

Mes atyre që mbajtën fjalime ishin edhe ish-Studentë të Dhjetorit 1990, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë dhe lëvizjes studentore.

salianji protesta sot

© Panorama.al

Te lidhura