VIDEO/ Netanyahu publikon video me IA, fluturim me Trump pas bombardimit të centraleve bërthamore iraniane

Dec 24, 2025 | 19:48

Për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe për Izraelin, ngjarja më e rëndësishme e vitit që po mbyllet mbetet bombardimi i objekteve bërthamore të Iranit, edhe pse sulmi u krye nga avionë amerikanë.

netanyahu trump ia

Megjithatë, ajo që pak kush do ta kishte parashikuar ishte publikimi i një videoje të shkurtër, të realizuar me inteligjencë artificiale dhe me “vulën” e zyrës së kryeministrit izraelit. Videoja, që zgjat vetëm gjashtë sekonda, paraqet Netanyahun duke “pilotuar” një bombardues amerikan B-2, i ngjashëm me ata që u përdorën në sulmet ndaj Iranit, krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.


Të dy shfaqen të veshur me kostume dhe syze piloti, ndërsa fluturojnë mbi një zonë shkretinore me objekte të paidentifikuara, që duket se simbolizojnë instalimet bërthamore iraniane pranë Teheranit.

Gjashtë muaj pas bombardimeve, të kryera gjatë luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, burime ndërkombëtare raportojnë se Teherani praktikisht nuk ka më një program funksional bërthamor. Operacioni i avionëve amerikanë B-2 dyshohet se shkatërroi plotësisht objektin në Fordo, i ndërtuar thellë brenda malit, pa i lënë Iranit mundësi për një kundërpërgjigje ushtarake.

© Panorama.al

Te lidhura