VIDEO/ Muçi shënon supergol me Beshiktash, shikoni rrjetën e parë me Solskjaer në stol

Feb 4, 2025 | 20:05

Ernest Muçi ka tundur rrjetën në Turqi. 

Screenshot 2025-02-04 195442

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka shënuar një supergol, teksa luhej minuta e 62-të kundër Kirklarelispor.

Dhe pse nuk pritej, Muçi lëshoi një goditje që befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli pati vlerë për të zhbllokuar takimnin, që vlen për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.

Kjo ishte dhe rrjeta e parë për Muçin, që tashmë në stol ka trajner Solskjaer. Ky i fundit ka treguar që i beson sulmuesit shqiptar, i cili sot e nisi nga minuta e parë.

Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura