VIDEO/ Monika Kryemadhi boks në palestër, në sfond muzika e filmit “Rocky Balboa”: Më 11 maj votoni Ilir Metën

Apr 3, 2025 | 22:05

Monika Kryemadhi ka publikuar disa pamje teksa ajo stërvitet në palestër. Deputetja shfaqet duke bërë boks me instruktorin, ndërsa në sfond dëgjohet muzika e filmit “Rocky Balboa”.

monka kryemadhi

Videon, të cilën e ka publikuar në instagram, Monika Kryemadhi e shoqëron me shkrimin ku bën apel që më 11 maj të votohet për Ilir Metën.

“Me 11 Maj e dini vet ju! Voto Ilir Metaj”, shkruan Monika Kryemadhi.

Kohët e fundit, Kryemadhi ka dalë hapur në mbështetje të ish bashkëshortit të saj për në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ata janë në një proces divorci.

© Panorama.al

Te lidhura