Karabaku i Ansi Agollit nuk ka të ndalur. Pas kurorëzimit në kampionat disa javë më parë, skuadra e kapitenit të Kombëtares ka arritur të fitojë edhe Kupën e Azerbajxhanit duke siguruar trofeun e dytë sezonal.

Karabak ka mposhtur në finale ekipin e Gabalës me rezultatin 2-0. Golat në fitoren e sotme janë shënuar nga Madatov në minutën e 51 dhe një autogol i Abasov në minutën e 68.
Kjo është hera e 7 që Karabaku fiton Kupën. Ndërsa për Agollin ishte hera e tretë që merrte medaljen e fituesit të këtij turneu. Mbrojtësi i Kombëtares tashmë është kthyer në një lider të padiskutuar tek kjo skuadër dhe pritet të rinovojë kontratën me të, të paktën edhe për një sezon tjetër.
© Panorama.al











