Pas tubimit te kryeministria, mijëra qytetarë marshuan rrugëve të Tiranës orëve të mbrëmjes të së dielës.
Teksa shënohet dita e 29-të e protestave, marshimi i tyre kaloi edhe nga rruga Myslym Shyri dhe kryqëzimi i shkollës Vasil Shanto.
Ata e shoqëruan marshimin edhe me kore patriotike përveç thirrjeve për largimin e Ramës. Sakaq, kënduan edhe himnin kombëtar te ura e shkollës Vasil Shanto.
© Panorama.al












