Granit Xhaka është kthyer gjatë këtyre ditëve në një emër shumë të diskutuar në merkaton e futbollistëve, pasi paraqitja e tij te Sandërlendi i ka bindur të gjithë se mund të luajë përsëri në nivelet më të larta.

Por Sandërlendi ka ide të tjera dhe raportohet se ka refuzuar ofertën e parë prej 8 milionë paund që i është bërë për kartonin e mesfushorit. Informacionet në mediat britanike theksojnë se Sandërlend synon të mbajë lojtarin të paktën edhe një sezon, ndaj Çelsi po përgatitet për një ofertë të dytë të përmirësuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit 33-vjeçar.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











