Edhe sot vijoi në ditën e 29-të protesta e qytetarëve para kryeministrisë kundër qeverisë Rama.
Në podiumin e improvizuar foli edhe eksperti i IT, Gent Progni. Ai u shpreh se SPAK duhet të hetojë ndërtimin e Piramidës pasi sipas tij janë fryrë faturat.
Ndërkohë që shtoi se patronazhistët janë infiltruar në protestë dhe i bëjnë foto protestuesve për presion.
Progni: Shqipëria e re nisi kur shqiptarët dolën për herë të parë pa parti këtu në shesh. Jemi gjithnjë e më shumë, konsistenca që kemi do arrijë suksesin. Insinuatat e patronazhistëve ça do ndodhi sot e nesër janë përçarje.
Dua i bëj thirrje SPAK heto ndërtimin e piramidës janë fryrë të gjithë faturat nga AADF institucionet më të korruptuar në vend.
Flas për civilët që na bëjnë foto dhe na bëjnë presione. Nuk ju kemi frikë dhe do ju filmojnë çdo ditë. Nuk keni asnjë ligj që ju mbron të na bëni presion.
© Panorama.al












