Ndeshja mes Austrisë dhe Algjerisë është mbyllur me një barazim të çmendur 3-3, ku të dy skuadrat shënuan nga një gol në shtesën e ndeshjes. Një barazim që u interesonte të dy skuadrave, për të siguruar kalimin në turin tjetër, ndërsa lanë jashtë Iranin.

Mënyra se si u shënuan golat në fund dhe disa video në rrjetet sociale që aludonin se kishte marrëveshje mes palëve, kanë bërë që të akuzat për trukimin e sfidës për të arritur barazimin. Por trajneri i Austrisë, Ralf Rangnik, e ka cilësuar të pakuptimtë një akuzë të tillë.
“Në këtë ndeshje, kur ke një rezultat 3-3, askush nuk mund të mendojë se kishte një marrëveshje, sidomos pas asaj që kemi parë në 90 sekondat e fundit”, tha Rangnik. “Tre minuta para fundit, nëse ndokush do të të kishte thënë që do të ndodhte një gjë e tillë, do t’i kishit thënë se është i çmendur.
Unë kam qenë trajner prej rreth 40 vitesh dhe nuk më kujtohet një ndeshje me një fund kaq dramatik dhe të paparashikueshëm. Pjesa më e madhe e njerëzve pritnin një 0-0 apo 1-1, por përfundoi 3-3. Është e pabesueshme. Në dhomat e zhveshjes duket çmenduri. Nëse Alfred Hitçkok do të kishte shkruar një dramë të tillë, unë do të kisha thënë se është komplet i çmendur.
Kushdo që ka parë 15 minutat e fundit e di që nuk kishte asnjë lloj inidicie të lehtë se lojtarët ishin dakord me një barazim. Ata deshën të fitonin. Askush nuk mund të më thotë se në minutën e 93-të papritur dikush planifikoi që të shënonte një tjetër gol. Ndoshta një apo dy lojtarë të Algjerisë po mendonin për barazimin, por nuk besoj se ishin pjesa tjetër e skuadrës dhe sigurisht nuk ishim as ne”, u mbrojt në konferencë për mediat Rangnik, i cili ka vendosur të qëndrojë te Austria ndaj refuzoi ofertën e Milanit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











