Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, i është bashkuar sërish protestuesve në shesh duke kërkuar largimin e Edi Ramës.
Deputetja e paralajmëroi edhe më herët përmes një videoje në rrjete sociale se do të dilte në shesh në këtë ditë të 49-të të revoltës kundër qeverisë.
Kujtojmë që pas protestave masive deputetja hoqi dorë nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe deklaroi se do të përfaqësonte qytetarët si deputete e pavarur.
© Panorama.al
















