VIDEO/ “Ju erdhi fundi”- Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Jul 21, 2026 | 19:55

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, masa e madhe e qytetarëve kanë vijuar marshimin e protestës së tyre të përnatshme drejt Kryeministrisë.

Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, teksa në Tiranë do të mbahet protesta e 52-të radhazi.

Ashtu si në ditët e mëparshme kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

“Ju erdhi fundi”, “Rama, jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve gjatë marshimit, teksa mbanin flamuj e simbole kombëtare.

protesta sot

“Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!” dhe “Rama, Rama, SPAK you”, “Rama, Rama, f*ck you”, “Arrestoni Ramën”, ishin të tjera thirrje që qytetarët i drejtuan kreut të mazhorancës.

Prej gati dy muajsh qytetarët protestojnë çdo ditë në kryeqytet, duke kundërshtuar jo vetëm projektin e investimit në Zvërnec, por edhe një sërë ligjesh që, sipas tyre, favorizojnë interesa të ngushta dhe dëmtojnë interesin publik.

Në protestat e deritanishme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

marshimi2

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore.

protsta bulevard

© Panorama.al

Te lidhura