Nuk ka ironi më të madhe se ajo që ndodhi sot në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend. Ndërkohë që kryeministri po përuronte një linjë të re të energjisë elektrike në Kashar, në Kuvend u shkëput energjia elektrike.

Deputetët po diskutonin për performancën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kur energjia iku dhe në sallë nuk dukej më asgjë, derisa kameramanët ndezën e kamerave të tyre.
Lidhur me kete situate te krijuar ka reaguar edhe OSHEE e cila ben te ditur se “Mungesa e energjise elektrike ne disa zona te Tiranes, perfshi edhe Kuvendin, erdhi si pasoje e demtimit te linjave te OSHEE nga firma private qe po kryen punime publike rreth hotel Tiranes per unazen e re Aktualisht OSHEE po punon per riparimin e defektit”.











