VIDEO/ I vuri flakën mobilierisë në Vlorë, dalin pamjet nga momenti kur autori i maskuar thyen xhamin dhe i vë zjarrin biznesit

Nov 11, 2025 | 10:48

Panorama.al ka siguruar pamjet nga momenti i zjarrvënies së qëllimshme në një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:00.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori i maskuar afrohet pranë godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit dhe arratiset.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

© Panorama.al

Te lidhura