VIDEO/ Humbje e madhe për Brazilin, ylli i ekipit dëmtohet dhe shpërthen në lot para Botërorit

Jun 7, 2026 | 9:06

Brazili është tronditur sot në miqësoren me Egjiptin. Fitorja 2 me 1 kaloi në plan të dytë, pasi brazilianët mund të kenë humbur Ueslin për Botërorin.

Screenshot-2026-06-07-084416

Mbrojtësi i djathtë u dëmtua në minutën e 15-të. Danilo mori vendin e tij, ndërsa Uesli shpërtheu në lot.

Karlo Ançeloti u pyet pas ndeshjes. Trajneri i Brazilit deklaroi: “Është për të ardhur keq që të humbim Ueslin. Tani duhet të presim rezultatet e analizave. Megjithatë, kemi lojtarë të mirë për ta zëvendësuar atë”.

Lotët e Ueslit thonë shumë pasi Botërori është në rrezik. Shokët e skuadrës dhe stafi mjekësor ndërkohë i qëndruan afër për t’i ofruar mbështetje.

Uesli pas dëmtimit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura