Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në qytetin Toledo, pranë zonës ku po zhvillohej festivali i njohur Old West End.
Sipas autoriteteve lokale, disa persona u goditën nga të shtënat, ndërsa policia ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Departamenti i Policisë së Toledos bëri të ditur se të plagosurit janë transportuar në spitalet e zonës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Dy prej viktimave raportohet se ndodhen në gjendje kritike.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike informacione mbi motivet e sulmit.
Policia u ka bërë thirrje banorëve të shmangin zonën e incidentit për të mos penguar veprimet hetimore dhe operacionet e sigurisë.
© Panorama.al












