VIDEO/ Granata, pushkë dhe automatikë të fshehur në qese dhe kuti kartoni, dalin pamjet nga arsenali i armëve dhe municoneve në Nikël!

Nov 14, 2025 | 10:05

Dalin pamjet nga arsenali i municioneve dhe armëve që u gjet sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë.

Dyshohet se pronari  banesës ku u gjet municioni i armëve  të ketë lidhje me qitësit e atentatit mafioz të ndodhur 3 ditë më parë në Rinas ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa i plagosur mbeti punonjësi i AMP-së, Muçi Sheqeri.

Raportohet se nga banesa ku u gjet arsenali ditën e sotme (14 Nëntor) dyshohet të ketë dalë makina tip “Toyota” e autorëve të atentatit të 11 Nëntorit në afërsi të aeroportit të Rinasit, me një viktimë dhe 1 të plagosur.

Lexo edhe: Gjetja e arsenalit me armë zjarri, shpërthyese e municion, reagon policia: U shpall në kërkim pronari i banesës, po hetohet lidhja me atentatin e Rinasit

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës, 48-vjeçarin Ylli Zalla i cili po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Ylli Zalla
Ylli Zalla

Gjatë kontrolleve në banesën e Ylli Zallës u gjetën:

-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Ylli Zalla, është një person me precedent penal, i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse. Ai ka qenë i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.

Ndërkohë ka kërcënuar me jetë dhe ish pronarin e fabrikës së çimentos. Ngjarje e ndodhur gjithashtu përpara disa vitesh.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.

Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura