Kampionët e Botës mbërritën dje në Spanjë dhe Madridi përjetoi festën më të madhe ndonjëherë. E jashtëzakonshme dhe në dukje e pafundme, dy milionë njerëz, sipas shifrave zyrtare.
Një det lumturie, fanella të ekipit kombëtar… të gjitha për të festuar fitoren e dytë të Spanjës në Kupën e Botës. Spanja ende po shijonte shkëlqimin e një nate të paharrueshme, por mezi priste të vazhdonte festimin me heronjtë e saj.
Lojtarët e ekipit kombëtar u pritën me nderime gjatë një parade nëpër kryeqytet, e cila ishte plot e përplot, duke kulmuar në një Plaza de Cibeles të mbushur me njerëz. Atje, një nga një, kampionët e botës u shfaqën në skenë para një turme që kishte pritur me orë të tëra për të parë idhujt e tyre.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











