Shtatëdhjetë e tre minuta në lojë dhe Lautaro Martinez nuk lë gjurmë. Një zëvendësim, i dyti radhazi për arsye teknike, pas atij në derbi si rezultat i një performance të dobët. Dhe një reagim që nuk lë vend për interpretim. Lautaro Martinez sigurisht që nuk e priti mirë vendimin e trajneri Kivu për ta përjashtuar atë në gjysmën e pjesës së dytë kundër Atletiko Madrid.

Edhe një herë këtë sezon, “El Toro” nuk ka arritur të shënojë kundër një ekipi të nivelit të lartë, duke mbetur pa shënuar pasi u përball, midis ekipeve të mëdha italiane dhe evropiane, me Juventusin, Napolin, Romën, Milanin dhe Atletikon mbrëmë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











