VIDEO/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, forca të shumta policie, familjarë dhe banorë në shtëpinë e krimit të dyfishtë në Fier! Çfarë po ndodh me hetimet

Mar 24, 2026 | 16:11

Një krim në familje është regjistruar në fshatin Kuman të Roskovecit, ku burri ka vrarë me armë zjarri tip pushkë gruan e tij dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të marte në banesën e tyre, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri bashkëshorten 75-vjeçare Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan 80-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rastit.

Pas krimit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe jo vetëm.

Mësohet se çifti i të moshuarve në Kuman të Roskovecit jetonin bashkë me djalin e tyre, i cili në ato momente nuk ndodhej në banesë në çastin kur ndodhi konflikti mes prindërve.

kuman1

Familjarë dhe banorë u gjendën në banesën e çiftit që mbeti viktimë e krimit vrasje-vetëvrasje. Ende jnuk ka informacione zyrtare për dinamikën dhe motivet e këtij krimi të rëndë mes të moshuarve dhe hetimet janë ende aktive.

Ndërsa forcat e policia ndodheshin në të gjithë territorin e banesës, miq e të afërm ngushëllonin familjarët për këtë humbje të dyfishtë.

Kuman vrasja fier

© Panorama.al

Te lidhura