Pas fishkëllimës së fundit në finalen Spanjë-Argjentinë, shpërtheu sherr masiv në fushë.

Teksa pamjet e para që qarkulluan ishte momenti kur Leandro Paredes i futi duart në fyt Garsias dhe më pas sulmoi Gavin, e vërteta nuk është kjo.
Sapo Slvako Vinçiç mbylli ndeshjen dhe spanjollët filluan të festojnë, mbrojtësi i Argjentinës, Nahuel Molina shkoi menjëherë drejt kapitenit Rodri duke e sulmuar. Më pas aty ka ndërhyrë Erik Garsia dhe lojtarët e tjerë që u përfshinë në sherr. (VIDEO)
Pamje të turpshme këto për argjentinasit të cilët nuk arritën të mbronin titullin kampion duke u mposhtur në minutën e 106′ falë golit të Ferran Torresit.
VIDEO/ Paredes çmendet pas humbjes në finale, rreh Gavin në mes të fushës
© Panorama.al











