Versioni i fundit i planit amerikan, propozimi i presidentit Donald Trump, për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, është “dukshëm më i mirë” për Kievin.
Kështu tha një burim me njohuri për çështjen për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) sot (25 nëntor).
“Ukraina, SHBA-të dhe evropianët e bënë propozimin amerikan funksional dhe tani është dukshëm më i mirë për Kievin”, theksoi burimi.
Ky version i lejon Ukrainës të mbajë një ushtri prej 800,000 trupash, krahasuar me 600,000 trupa në versionin e parë të planit, tha burimi.
Po sot, Presidenti amerikan Donald Trump tha në një postim në rrjetin social se i ka udhëzuar këshilltarit të tij Steve Witkoff që të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, për planin e paqes në lidhje me Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, Nënsekretari i Mbrojtjes për Ushtrinë, Driscoll, do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të njëjtën arsye.
Takimet do të zhvillohen “me shpresën e finalizimit” të marrëveshjes së paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan presidenti amerikan.
© Panorama.al












