Veriu, serbët lirojnë një korsi rruge vetëm për KFOR-in

Oct 27, 2011 | 11:41

Përfaqësuesit e katër komunave serbe të Veriut të Kosovës të mërkurën, pas një takimi me komandantin e KFOR-it kanë propozuar lirimin e një korsie në rrugë të caktuara, në mënyrë që të furnizohen forcat ndërkombëtare në Bërnjak dhe Jarinë. “Zbatimi i planit do të fillojë më 27 tetor në orën 9:00 dhe përfshin lirimin e një korsie të trafikut në rrugë të caktuara”, thuhet në një deklaratë të kryetarëve të katër komunave (Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës). Ata presin që problemet që lidhen me funksionimin e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës, përfaqësuesit e misionit të BE t’i diskojnë me qeverinë dhe autoritetet e tjera të Serbisë.

© Panorama.al

Te lidhura