Pavarësisht kërkeses së EULEX-it dhe KFOR-it që serbët lokal t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit ato ende vazhdojnë të jenë prezente.
Autoritetet e rendit në Mitrovicë, thonë së deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë shenje që serbët do të bëjnë vetë zhbllokimin e rrugëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për radion Evropa e Lirë, se “serbët jo që nuk kanë larguar barrikadat por, ata kanë bllokuar edhe një nga rrugët e veriut.”
“Ne kemi pasur edhe vendosje të disa kontejnerëve të mbeturinave në udhëkryqin e rrugës “Mbreti Petër”, përkatësisht është rruga e cila shkon në drejtime të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Një drejtim i rrugës është i bllokuar, por nuk është një bllokim fikës. Kemi një grup të personave që qëndrojnë pran këtyre barrikadave me qellim që të shkaktojnë ndonjë incident të mundshem me personat të cilët dëshirojnë t’i largojnë ata kontejner” beri të ditur Hoti.
Ndryshe, sipas Hotit situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll.
© Panorama.al











