Pakti PD-PS, miratohen me konsensus 3 Kodet

Nov 15, 2011 | 13:51

TIRANË- Komisioni per  Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar sot me konsensus tre projektligje që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend. Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është gjetur konsensus dhe më pas janë miratuar tre Kode, ai Ajror, Hekurudhor dhe ai Detar.

Në nisje të mbledhjes deputetet e maxhorancës e quajtën kohë të humbur dy vitet gjatë të cilëvë duhet të ishin miratuar Kodet dhe shtuan se nuk duhet pritur më, pasi miratimi i tyre është domosdoshmëri.

Miratimi vjen vetëm një ditë pas marrëveshjes së arritur mes PD dhe PS-së në konferencën e Kryetarëve për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe axhendën për miratimin e ligjeve me 3/5 e votave.

Kodet ne fjale, se bashku me ate Rrugor qe eshte ne diskutim ne Komisionin e Ligjeve, kane qene pjese e rendit te dites disa here me radhe ne Kuvend, por jane shtyre per shkak te mungeses se dakordesise se opozites, e cila nuk ka pranuar t’i votoje.

© Panorama.al

Te lidhura