Venezuela në gjendje dramatike pas tërmeteve shkatërruese, raportohet për mbi 900 të vdekur dhe mijëra të zhdukur

Jun 27, 2026 | 9:22

Venezuela ndodhet në një situatë dramatike tre ditë pasi dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter,  shkatërruan zona pranë kryeqytetit Karakas. Autoritetet dhe banorët po zhvillojnë një garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

venezuela_maketa

Bilanci i viktimave ka arritur të paktën në 920 të vdekur, ndërsa më shumë se 51 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur, sipas të dhënave të fundit. Numri i të plagosurve ka kaluar 3 300, ndërsa deri tani janë shpëtuar 243 persona.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar kryesisht në shtetin La Guaira, ku ndodhet epiqendra e katastrofës. Autoritetet kanë njoftuar se hyrja në këtë zonë do të lejohet tashmë vetëm me autorizime të posaçme, duke argumentuar se kaosi dhe trafiku i rënduar po pengojnë punën e ekipeve të shpëtimit.

Megjithatë, shumë banorë kanë nisur vetë kërkimet për të afërmit e tyre, duke denoncuar praninë e kufizuar të forcave shtetërore të shpëtimit në zonat më të goditura. Pavarësisht deklaratave të qeverisë për një “mobilizim të fuqishëm”, situata në terren mbetet shqetësuese.

Qeveria njoftoi se po shpërndan ushqime dhe ujë për të mbijetuarit, ndërsa presidentja në detyrë Delcy Rodríguez foli për “orë kritike shpëtimi” dhe mirëpriti misionet ndërkombëtare të ndihmës.

Sipas autoriteteve, në vend kanë mbërritur 861 shpëtues nga Meksika, SHBA, El Salvadori, Zvicra, Kolumbia dhe vende të tjera, ndërsa priten edhe ekipe të reja.

La Guaira është vendosur nën kontroll ushtarak, por banorët pretendojnë se ndihma e mbërritur deri tani është e pamjaftueshme përballë përmasave të katastrofës.

© Panorama.al

Te lidhura