Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës së 28-të kundër qeverisë! Ilaria Salis: Lëvizje e jashtëzakonshme popullore

Jun 27, 2026 | 8:34

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit të Flamingove”, protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

protestat ilaria salis

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Salis përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se do të marrë pjesë në demonstratat e fundjavës dhe do të zhvillojë takime me qytetarë dhe aktivistë të përfshirë në lëvizje.

“Sapo mbërrita në Tiranë, Shqipëri. Këtë fundjavë do të jem këtu duke marrë pjesë në demonstrata dhe duke takuar njerëzit dhe aktivistët që po i japin jetë kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme popullore. Do t’ju mbaj të përditësuar”, shkruan eurodeputetja italiane.

ilaria salis tirane

Mbërritja e saj vjen në prag të protestës së 28-të radhazi, e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe që organizatorët e kanë cilësuar si një tubim mbarëkombëtar, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve nga diaspora.

Edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus bëri të ditur se do të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në një postim në Instagram, ajo theksoi se mbrojtja e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit është një kauzë me rëndësi të veçantë.

Paulus u shpreh se synon të dëgjojë nga afër shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, me synimin për të rritur vëmendjen dhe presionin ndërkombëtar ndaj vendimmarrjes së qeverisë shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura