“Venecia”-ODIHR: Parlamenti të nisë punën

Oct 25, 2011 | 12:43

Perfaqësuesit e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR gjatë një konference për shtyp u shprehën se gjatë takimeve të tyre tashmë janë nxjerrë disa konluzione, duke shtuar se janë këtu për të parë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Ne jemi optimist se Parlamenti mund të nisë shumë shpejt reformën zgjedhore. Puna duhet të fillojë shumë shpejt, sepse keni për të plotësuar shumë rekomandime nga OSBE ODIHR”- tha Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Marker

Më tej, përfaqësuesi i Komisionit të Venecias tha se “ne nuk punojmë me partitë politike por me trupat zyrtare për të gjetur mundësinë për bashkëpunim”

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE/ODIHR, Armin Rabitsch, këshilltar i Lartë i Zgjedhjeve tha se “kjo vizitë e përbashkët tregon që Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR janë të  gatshëm për të ndihmuar Komisionin Parlamentar për të zbatuar reformat elektorale”

Marker tha se më 17 dhjetor do të ketë një opinion më të qartë.

© Panorama.al

Te lidhura