“Vendosët në krye të KAYO, një njeri të ardhur nga skutat e mafies”- Noka ia thotë në sy ministrit të Mbrojtjes: Ardi Veliu, i zhytur në krim, vrasje e afera kriminale

Nov 12, 2025 | 11:41

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, u përplas me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO-s.

KAYO ARDI VELIU FLAMUR NOKA

Flamur Noka u shpreh se Ardi Veliu është një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptate, ndërsa theksoi se NATO duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, si një vend anëtar i aleancës euro-atlantike.

Demokrati shtoi se kreu i KAYO, sipas tij, është i zhytur në krim, vrasje e afera kriminale.

Ardi Veliu, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale”, u shpreh ai.

Flamur Noka: Po i shkoni NATO-s me KAYO. Duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, sepse flitet për një vend anëtar të NATO, por të vendosësh në krye të KAYO-s, Ardi Veliun, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale.

Nuk mund ti shkosh NATO-s me Ardi Veliun, kur ishte drejt në Vlorë, drejtorit të policisë bashkiake, thuhet se iu vodhën 600 mijë euro në shtëpi dhe ju një nëpunësi të nivelit të tretë i vidhen 600 mijë euro dhe ju e merrni e ngrini dhe vetëm e ngrini.

Aferat kriminale. Pra ky njeri, e di çdo të thotë, ti varësh ujkut mëlçitë në qafë, ti japësh KAYO-n Ardit Veliut. Është shëmbëlltyra e narkosit në pushtet. Ju përfaqësoni Troplinët këto, por NATO-n kurrë.

© Panorama.al

Te lidhura