Këshilli i Ministrave ka miratuar sot propozimin për tre kandidaturat që do t’i paraqiten Kuvendit për emërimin në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave (INSTAT).
Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së kësaj të mërkureje të qeverisë, emrat e kandidatëve për t’iu paraqitur Kuvendit janë si më poshtë:
Elsa Dhuli
Ledjon Shahini
Lantona Sado
Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Kuvendi pritet të zgjedhë njërin prej tre emrave për të drejtuar institucionin që mbikëqyr prodhimin e statistikave zyrtare në vend.
VKM:
V E N D I M PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË KANDIDATURAVE PËR T’U EMËRUAR NË POZICIONIN “DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT TË STATISTIKAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 16, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave të renditura, si më poshtë vijon:
1. Znj. Elsa Dhuli;
2. Z. Ledjon Shahini;
3. Znj. Lantona Sado.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
© Panorama.al












