Duket se suksesi që kanë fituar së fundi, i ka bërë që të mos ketë mundësi asnjë ekran që të privatizojë shfaqjen e tyre në një ekran tjetër paralelisht. Kështu, përveçse po i shohim tashmë çdo të diel, në programin e të dielave “E diell” në “Top Channel”, zbulojmë se Stefi dhe Endri Prifti, paralelisht do të shfaqen dhe në spektaklin “100 këngët e botës”, që pritet të nisë transmetimin së shpejti. Spektakli që ka për autorë dy vëllezërit Pandi dhe Bledi Laço, do të sjellë në shumë javë 100 këngët më të mira të botës, të interpretuara nga disa këngëtarë të njohur shqiptarë. Ende nuk është publikuar lista e artistëve që këndojnë në këtë program të ri, ndërkohë që mësohet se përveç vëllezërve korçarë këndojnë Irma dhe Eranda Libohova, Rosela Gjylbegu, Aurela Gaçe, Edmond Mancaku etj.











