Vëllezërit Endri & Stefi bëjnë bashkë stafet rivale të “TCH” dhe “Tv Klan”

Nov 12, 2011 | 9:41

Prezenca e tyre në të dyja ekranet këto kohë, nga njëra anë në programin e të dielave “E diell” në “Top Channel”, dhe paralelisht në spektaklin “100 këngët e botës” në “Tv Klan”, u ka krijuar mundësinë që të frekuentojnë miq nga të dyja stafet e televizioneve rivale. Kështu që edhe për natyrën e tyre popullore ata kanë mundësi t’i bëjnë bashkë kolegët e tyre për t’i argëtuar në club-in e ri që kanë hapur në Tiranë dhe ku këndojnë live. Kështu, siç e shihni nga fotot, në fundjavë vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti kanë pasur shumë klientë VIP në lokalin e tyre, si nga TCH, ashtu dhe nga Tv Klan. Nuk kanë munguar për të pirë një gotë e për të shijuar muzikën e tyre Aleksandër Frangaj, Pandi Laço, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani me bashkëshortët e tyre, apo shumë prej aktorëve të spektaklit “Portokalli”. Përveçse po i shohim tashmë çdo të diel në TCH, spektakli “100 këngët e botës” që ka për autorë dy vëllezërit Pandi dhe Bledi Laço, i ka bërë edhe më shumë prezent në ekran vëllezërit Prifti.

© Panorama.al

Te lidhura