Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me debatin për emërimin dhe shkarkimin e kryetares në detyrë të bashkisë së Tiranës, dhe aludimet mbi debate mes Veliajt dhe kryeministrit Rama.

Analisti theksoi se është e pamundur të vendosim Veliajn dhe Ramën si dy grupe të kundërta të fuqishme, ndërsa shtoi se kryeministri ka shkelur kushtetutën duke ndërhyrë në punët e Bashkisë, pasi pushteti lokal është pushtet autonom.
“E sigurt është që nuk mund t’i vëmë si dy grupe të forta. Rama është i fuqishëm, ky është shumë i dobët, është i arrestuar. Ajo që duhet të themi është se Rama ka shkelur kushtetutën se pushteti lokal është pushtet autonom…“, tha Lubonja.
Ai tha se lëvizja e Veliajt për shkarkimin e Anuela Ristanit dhe ridelegim i kompetencave te Sara Goxhaj dhe më pas riemërimin e Ristanit, është veprim i tij për të testuar rolin që ka në rrethin e tij.
“Lëvizja e Veliajt është të bëj një testim, që megjithëse është ushtar i Ramës, ai në atë rolin e vet ka krijuar një farë lobingu dhe ka një lloj force. Duke qenë në burg, tenton ta nxjerrë në dukje këtë, por sërish nuk dimë një gjë. Nuk i thua dot me siguri si ka ndodhur. Unë nuk mendoj se Veliaj ka guximin të bëj të penduarin në këtë situatë”, tha ai.
Lubonja: E para është se në veprojmë pak në mungesë informacioni, sepse kur u arrestua Veliaj pati një reagim nga Rama, dhe më pas nuk kaloj tre dite ndërroj qëndrim. Unë se di pse ndërroi qëndrim, dënoi dhe atë deputetin që foli në mbështetje të Veliajt. Pse ndërroi qëndrim? Ata e dinë, ne jo!
E sigurt është që nuk mund t’i vëmë si dy grupe të forta. Rama është i fuqishëm, ky është shumë i dobët, është i arrestuar. Ajo që duhet të themi është se Rama ka shkel kushtetutën se pushteti lokal është pushtet autonom. Veliaj, nga pikëpamja ligjore mund ta bënte këtë që bëri, emërimin e saj. E dyta, Rama ka kompetencë ta shkarkoj Veliajn, është njeri i arrestuar.
Me gjithë këto gjera, e shkarkon dhe bën procedurat. Nuk e bën as këtë. Duket sikur i duhet Veliaj atje, por edhe sikur nuk i duhet. Lëvizja e Veliajt është të bëj një testim, që megjithëse është ushtar i Ramës, ai në atë rolin e vet ka krijuar një farë lobingu dhe ka një lloj force. Duke qenë në burg, tenton ta nxjerrë në dukje këtë, por sërish nuk dimë një gjë. Nuk i thua dot me siguri si ka ndodhur.
Unë nuk mendoj se Veliaj ka guximin të bëj të penduarin në këtë situatë. Çfarë kërcënimi mund të bëj ai. Por, nga ana tjetër mendoj se mund ta dëmtoj sadopak me këto me njerëzit e tij, ndërkohë Rama nuk e heq farë se e do sa të mbarojnë zgjedhjet dhe përsëri ngelet pikëpyetja nëse e futi Rama këtë, apo SPAK?
SHKARKIMI/ RIEMËRIMI I KRYETARES SË DELEGUAR DHE REAGIMI I VELIAJT
Ditën e sotme, (21 mars) kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkarkoi Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, dhe ia delegoi këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.
“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhej në dokument.
Por, më pas u raportua se Anuela Ristani u rikthye në detyrë, pasi sipas Veliajt, delegim i kompetencave te Sara Goxhaj ishte keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.
“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”, shkruan Veliaj.
Sa i takon raporteve me kryeministrin Rama, Veliaj hodhi poshtë çdo pretendim për përplasje, duke thënë: “Me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje”.
Reagimi i plote i Erion Veliajt
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”.
© Panorama.al











