Menaxheri i këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar pas ndarjes së papritur nga jeta të artistit, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, dyshohet pas një arresti kardiak.

Në rrjetin social zyrtar të këngëtarit, shkruan se humbja e Shpat Kasapit ishte një goditje e rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë ne.
“Të nderuar miq familjarë, media dhe publik i dashur i Shpatit,
Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ju njoftojmë se së shpejti do t’ju informojmë me detaje të plota rreth procedurave të varrimit.
Me respekt, Menaxhmenti i Shpatit”, shkruhet në postim.

Ndarja nga jeta e këngëtarit tronditi botën e muzikës ditën e sotme. Ai u nda nga jeta papritur në Itali ku dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, reagoi në rrjetin e saj social Instagram, për vdekjen para kohe të ish-partnerit të saj, me të cilin ka një fëmijë, Roelin.
Përmes një postimi të ndjerë, Selvije Jao shpreh mes rreshtash hidhërmin e saj për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj.
Këngëtari i njohur shqiptar, humbi jetën në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…”– kështu ka nisur shkrimin e saj Selvije Jao, duke treguar se pavarësisht divorcit, ajo ruante marrëdhënie të mira me Shpat Kasapin për hir të djalit tyre të vogël.
Grimierja zbulon se ajo dhe këngëtari ishin shumë të lumtur këtë periudhë, pasi kishin arritur të bënin dokumentet për në Itali, në mënyrë që të çonin Roelin te mjekët logopedë më të mirë të vendit, pasi fëmija është diagnostikuar me spektrin e autizmit.
“Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty”, shkruan Selvije Jao.
Me poshtë reagimi i plotë ish-bashkëshortes se Shpat Kasapit
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”…












