Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka vizituar pasditen e sotme 8 minatorët e plagosur të minierës së Bulqizës, të cilët po marrin mjekim në spitalin Ushtarak
Ministri siguroi se gjendja e të plagosurve është nën kontroll, ndërsa shtoi se, kujdesi shëndetësor ndaj tyre nuk do të mungojë.
“Kujdesi shëndetësor është i shpejtë dhe profesional”- tha Vasili
Tetë janë minatorët të cilët u transportuan për në spitalin ushtarak, pas plagëve që morën nga shpërthimi i gazit në pusin nr.2 në minierën e Bulqizës. Trej prej tyre është njoftuar se janë në gjendje të rënduar.
© Panorama.al











